Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime nesër do të sjellë vendim për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, janë paraqitur 17 kandidatë
- – Komisioni kuvendor për çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve nesër do të shpallë konkurs publik për emërimin e kryetarit të ri dhe anëtar të KSHPK-së, pas dorëheqjes nga funksioni të Tatjana Dimitrovskës dhe do të zgjedhë Avokatin e Popullit.
- Post By Fitore Curri
- 15:05, 30 korrik, 2025
Shkup, 30 korrik 2025 (MIA) – Komisioni kuvendor për çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve nesër do të shpallë konkurs publik për emërimin e kryetarit të ri dhe anëtar të KSHPK-së, pas dorëheqjes nga funksioni të Tatjana Dimitrovskës dhe do të zgjedhë Avokatin e Popullit.
Zgjedhja e kryetarit të ri të KSHPK-së mund të përputhet me shpalljen e zgjedhjeve lokale më 8 gusht, ndërsa kryetari i Komisionit, Gjorgjia Sajkovski për MIA-n thotë se do të kërkohet mendim nga KSHPK për pritjen e kësaj date. “Është me rëndësi që ta respektojmë ligjin, por gjithashtu duam që KSHPK të ketë kryetar sepse në tetor ka zgjedhje lokale”, potencoi Sajkoski.
Komisioni nesër duhet të sjellë propozim-vendim për zgjedhje të Avokatit të ri të Popullit, për konkursin i cili përfundoi të shtunën, ndërsa ishin paraqitur 17 kandidatë. Sipas informacioneve nga shërbimet e Kuvendit, në mesin e të cilëve janë zëvendësi aktual i Avokatit të Popullit, Ylber Rufati, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Driton Nebiu, Doan Sulejmanovski, Muhamed Hodai, Faton Selami dhe të tjerë.
Në rend dite të Komisionit për çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve nesër është edhe Përcaktimi i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “23 Tetori” dhe Shqyrtimi i kërkesës për realizimin e të drejtës së pagës pas ndërprerjes së funksionit anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. fc/
Foto: Arkivi