• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisionet do të konstatojnë parregullsi në dhënien e maturës shtetërore

Komisionet do të konstatojnë parregullsi në dhënien e maturës shtetërore

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Një komision do të konstatojë parregullsi gjatë provimit të maturës dhe për herë të parë Qendra Shtetërore e Provimeve do të formojë dhjetë komisione për secilën nga lëndët e përfshira në maturë, të cilët do të konstatojnë parregullsi gjatë vlerësimit.

Komisioni për shkelje të rregullores për dhënien e provimit të maturës shtetërore gjatë provimit, i cili ka vepruar edhe vitet e kaluara, tashmë është formuar dhe do të përgatisë një raport mbi bazën e të cilit do të vendoset se cilëve nxënës për shkak të parregullsive do t'i anulohet provimi.

Përveç kësaj, për herë të parë do të formohen komisione për secilën nga 10 lëndët mësimore që jepen në provimin e maturës shtetërore, detyra e të cilëve do të jetë vlerësimi i vetë testeve, përkatësisht të zbulojnë kopjimet, të ashtuquajtura pjesë identike në testet si prova për përshkrim.

Kjo është vendour në kolegjiumin e sotëm të ekspertëve të Qendrës Shtetërore të Provimeve mes drejtoreshës dhe drejtuesve të QSHP-së.

Drejtoresha Biljana Mihajlovska për MIA-n deklaroi se kanë marrë vendim për disa hapa që do t'i ndërmarrin menjëherë ose gjatë procesit të vlerësimit përkatësisht deri në përfundim të afatit të qershorit për maturën dhe publikimin e rezultateve

Siç tha, një komision në bazë të provave që ekzistojnë bën propozim për anulimin e provimit për nxënës të caktuar që i kanë shkelur rregullat, mes të cilave është përdorimi i telefonit celular.

Të shtunën maturantët iu nënshtruan provimit të detyrueshëm ekstern -gjuhë amtare, për të cilën janë regjistruar 10.088 kandidatë për gjuhë dhe letërsi maqedonase, 4189 për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe 315 kandidatë për gjuhë dhe letërsi turke.

Të shtunën e ardhshme, më 8 qershor, do të zhvillohet provimi i dytë (zgjedhor) ekstern. Rezultatet paraprake të dy provimeve eksterne do të publikohen jo më vonë se data 8 korrik, pra 30 ditë pas provimit të fundit ekstern. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR