• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kombëtarja e Maqedonisë në futboll pret Ukrainën

Kombëtarja e Maqedonisë në futboll pret Ukrainën

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) – Kombëtarja e Maqedonisë në futboll sonte është nikoqire e Ukrainës në ndeshjen kualifikuese për EURO 2024 me Ukrainën.

Për të dyja kombëtaret kjo do të jetë ndeshja e dytë në kualifikimet. Në turin e parë futbollistët nga Maqedonia ishin më të suksesshëm se ata nga Malta, ndërsa ukrainasit humbën nga Anglia.

Kapiteni i “kuqe-verdheve” Stefan Ristovski shpreson se me mbështetjen e madhe të tifozëve mund të arrihet një rezultat i mirë.

"Ukraina është një nga përzgjedhjet që e konsiderojnë “të pafavorizuar”, por luajnë futboll të shkëlqyer. Ne luajtëm me ta në Kampionatin Evropian dhe treguam dy pjesë të ndryshme. Bëmë gabime që rivali i ndëshkoi. Nëse duam të shpresojmë për një rezultat në shtëpi, atëherë do të duhet të luajmë në maksimum dhe na duhet një ndeshje perfekte. Gjithçka është e mundur në futboll. Ne kemi nevojë për fokus maksimal nga minuta e parë deri në të fundit. Jemi gati dhe shpresoj që me mbështetjen e tifozëve do të arrijmë rezultat pozitiv", theksoi Ristovski.

Ndeshja do të luhet në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup me fillim nga ora 20:45. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR