Koll-qendër e re në Fondin pensional invalidor të RMV-së, numri është 02/ 15 215
- Në kuadër të Fondit për sigurim pensional invalidor të Maqedonisë së veriut punon koll-qendra e re. Numri thirrës është 02/ 15 215, ndërsa qytetarët mund të lajmërohen prej orës 8:00 deri në orën 16:00, nga e hëna deri të premten.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:18, 29 korrik, 2025
Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) - Në kuadër të Fondit për sigurim pensional invalidor të Maqedonisë së veriut punon koll-qendra e re. Numri thirrës është 02/ 15 215, ndërsa qytetarët mund të lajmërohen prej orës 8:00 deri në orën 16:00, nga e hëna deri të premten.
Në koll-qendër, siç informon Fondi për sigurim invalidor pensional, qytetarët mund të marrin informata për statusin e lëndës apo kërkesën e parashtruar, si dhe informata për kushtet për përfitim të: pensionit të moshës, pensionit familjar dhe pensionit invalidor, shumën më të ulët të pensionit dhe realizim të së drejtës me zbatim të marrëvehsjeve ndërkombëtare.
Mund të merren informata edhe për realizim të të drejtave nga Ligji për marrëdhënie të punës: orar të shkurtuar të punës, ndryshim të vendit të punës, rrezikl të drejtpërdrejtë nga shkaktimi i invaliditetit, konstatimi i cilësisë së të siguruarve (bujqve), sigurim i vazhduar, të nisur jashtë vendit dhe të punësuar jashtë vendit, kategori të posaçme të të siguruarve (persona fetarë), realizim të të drejtave për të siguruarit me stazh të benificuar, shkurtime nga pensioni, si dhe kushte për realizim të së drejtës për vendosje në shtëpi të pleqve.
"FSPIMV me hapjen e Koll-qendrës së re bën edhe një hap drejt përmirësimit të shërbimeve që i ofron, si dhe lehtësim të qasjes drejt informatave të cialt u nevojiten qytetarëve, ndërkaq që janë në kompetenca të tij", ceket në kumtesë. ab/
Foto: МIА arkivi