• e hënë, 01 korrik 2024

Kolegjet më të mira amerikane luftojnë me protesta kundër luftë në Gazë

Kolegjet më të mira amerikane luftojnë me protesta kundër luftë në Gazë

Nju-Jork, 23 prill 2024 (MIA) - Protestat kundër luftës në Gazë janë përhapur nga Kolumbia dhe Jeili në universitete të tjera amerikane ndërsa autoritetet përpiqen ta shtypin lëvizjen në rritje të protestës, transmeton Bi-Bi-Si.

Policia mbrëmë ka ndërprerë protestat në Universitetin e Nju-Jorku dhe ka kryer një numër të madh arrestimesh.

Dhjetëra studentë janë arrestuar në Jeil më herët në të njejtën ditë, ndërsa Kolumbia i ka anuluar orët me prezencë fizike.

"Aktivitetet" e ngjashme janë paraqitur dhe në Berkli, MIT dhe kolegjet  etjera në të gjithë vendin.

Demonstruesit dhe debatet e nxehta për luftën ndërmjet Izraelit dhe Gazës dhe liria e fjalës kanë tronditur kampuse pas sulmit terrorist në Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetor në të cilin Izraeli u përgjigj duke pushtuar Rripin e Gazës.

Në SHBA, studentët nga të dyja palët thonë se ka pasur një rritje të incidenteve islamofobike.

Në pyetjen për protestat në kampuset, presidenti amerikan Xho Bajdeni dje tha se ai dënon "protestat antisemite" si dhe "ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët".

Lëvizja e protestës së kampuseve e tërhoqi vëmendjen globale javën e kaluar pasi policia e qytetit të Nju-Jorkut u thirr në kampusin e Universitetit Kolumbia dhe arrestoi dhjetëra protestues.

Kolumbia dje publikoi ​​​​një kumtesë në të cilën publikohet se të gjitha orët do të mbahen onlajn, me presidentin e Kolumbias Minush Shafik duke përmendur incidentet me "sjelljen frikësuese dhe shqetësuese".

Doktor Shafiku tha se tensionet në kampus ishin "shfrytëzuar dhe përkeqësuar nga individë që nuk ishin të lidhur me Kolumbia, të cilët erdhën në kampus për të ndjekur agjendat e tyre".

 Në Universitetin e Nju-Jorkut, protestuesit ngritën tenda përballë shkollës për biznes Stern.

Ashtu siç ka ndodhur me disa universitete të tjera, protestuesit në NYU i kërkuan shkollës të zbulonte dhe të refuzonte "fondet dhe donacionet e saj nga prodhuesit e armëve dhe kompanitë me interes në pushtimin izraelit".

Policia mbrëmë filloi arrestimin e demostrantëve të Universitetit të Nju-Jorkut.

Disa orë më herët, rreth 50 protestues janë arrestuar në Universitetin Jeil në Nju Heven, Konektikat, ku disa qindra njerëz kanë marrë pjesë në demonstrata gjatë fundjavës.

Universiteti kumtoi se të arrestuarit injoruan "kërkesat e shumta" për t'u larguar. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR