• e mërkurë, 28 gusht 2024

Koalicioni VLEN i reagon LSDM-së për Gashin

Koalicioni VLEN i reagon LSDM-së për Gashin

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA)- Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me qëndrimin e LSDM-së për kryeparlamentarin Gashi.

"Na vjen keq që LSDM-ja e drejton zemërimin për rezultatin zgjedhor në adresën e gabuar. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nuk mund të jetë fajtor për faktin se qytetarët i dënuan ashpër. Si duket se mesazhi i tillë nuk është i mjaftueshëm për ta, duke qenë se vazhdojnë të manifestojnë hipokrizi të lartë. Para se të mbajnë konferenca për shtyp, qëllimi i të cilave është të largojnë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme partiake, i bëjmë thirrje LSDM-së të përgjigjet: Pse nuk reaguan në të njëjtën mënyrë kur Zoran Zaev dhe Venko Filipçe vozitën motoçikleta jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut, të shoqëruar nga sigurimi shtetëror? A ishte atëherë kjo për ta etike dhe sipas protokollit të sigurisë, apo një sjellje skandaloze, siç pretendojnë tani? Afrim Gashi me familjen e tij e ka kaluar kufirin në mënyrë të rregullt dhe ai kurrë nuk ka kaluar ndonjë pikë kufitare në këmbë, si disa të tjerë!", thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR