• e premte, 17 maj 2024

Koalicioni “VLEN” feston në Tetovë

Koalicioni “VLEN” feston në Tetovë

Tetovë, 8 maj 2024 (MIA) - Koalicioni “VLEN” sonte feston në Shtabin zgjedhor në Tetovë. Të pranishëm janë tre liderët Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike.

Në konferencën e parë për media në Shkup pas mbylljes së kutive të votimit, Mexhiti tha se “VLEN” është faktori i ri politik që do t'i përfaqësojë denjësisht shqiptarët.

Nga ana tjetër, shefi i Shtabit zgjedhor të Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI, Arbër Ademi sonte në konferencën e dytë për media në Tetovë tha se nga gjysma e votave të përpunuara, prijnë me më shumë se 30 mijë vota kundrejt koalicionit “VLEN”.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR