• e enjte, 20 mars 2025

Koçani sot i nderon për herë të fundit viktimat nga zjarri

Koçani sot i nderon për herë të fundit viktimat nga zjarri

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) – Në Koçan sot do të nderohen për herë të fundit të vdekurit nga zjarri në klubin e natës “Puls”. Në shesh ende ka qytetarë të cilët ndezin qirinj dhe regjistrohen në librin e zisë, informon MIA. 

Ceremonia e varrimit në Koçan do të mbahet në orën 12 ndërsa me të cilën do të udhëheqë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase - Arqipeshkvia e Ohrit z.z. Stefan. 

Nga KOM – AO lusin për sjellje dinjitoze dhe të krishterë. 

Ceremonia e varrimit do të mbahet me protokolle të veçanta, ndërsa në dhe rreth vendeve të varrezave do të shpërndahen një numër i madh i ekipeve të mjekëve dhe ujë për pije. 

Në portën hyrëse te varrezat do të qëndrojnë priftërinj nga Koçani të cilët do t’i lënë prindërit me më të afërmit e tyre. Të gjithë qytetarët e tjerë të pikëlluar luten të qëndrojnë jashtë portave të varrezave dhe të nderojnë viktimat me dinjitet, pa shtyrë apo rrezikuar sigurinë e tyre apo të të pranishmëve. 

“Pas ceremonisë së varrimit, por edhe në ditët në vijim, të gjithë qytetarët e pikëlluar gradualisht, një nga një, do të mund të shkojnë në vendpushimet e përjetshme të viktimave, të luten për shpirtrat e tyre, të vendosin lule dhe të ndezin qiri”, bëri thirrje sot në mëngjes drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. 

Sot ceremoni varrimi do të mbahen edhe në Shtip, Obleshevë dhe Shkup. 

Në zjarrin në diskotekën “Puls” humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar. fc/

Foto dhe video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR