• e enjte, 13 shkurt 2025

KNRM: Ligji për pjesëmarrje rinore ende nuk është implementuar në masë të madhe

KNRM: Ligji për pjesëmarrje rinore ende nuk është implementuar në masë të madhe

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Pas mbi tre viteve nga miratimi i Ligjit për pjeësmarrje rinore dhe politika rinore, në pjesë të madhe ende nuk është implementuar, posaçërisht në nivel komunal, konkludon Raporti monitorues për implementim të Ligjit të përpunuar nga ana e Këshillit nacional rinor të Maqedonisë - KNRM.

Këtë raport monitorues KNRM e zbaton për të dytin vit me radhë, me qëllim që të hulumtohet se në çfarë mase janë implementuar mundësitë dhe mekanizmat - të rinjtë të ndikojnë ndaj proceseve për krijim të politikave dhe sjelljes së vendimeve, të cilat janë paraparë me Ligj.

"Nga aspekti i mekanizmave të tillë për pjesëmarrje rinore, Kuvendi nacional rinor dje Trupi këshilldhënës nacional për politika rinore ende nuk janë formuar, ndërsa Këshilla lokal rinor ka vetëm në 19 komuna, që paraqet vetëm 23 për qind të numrit të përgjithshëm të komunave", thonë nga KNRM.

Shtojnë se në pajtim me rasportin, komunat vazhdojnë të tregojnë interesim të vogël për implementim të obligimeve të tyre ligjore, ndërsa në prej sfidave më të mëdha paraqet formimi i zyres për të rinj.

Raporti tregon se vetëm shtatë komuna, përkatësisht vetëm tetë për qind e komunave, kanë miratuar Strategji lokale për të rinj, ndërsa katër komuna kanë krijuar dhe miratuar plan aksioni.

Kur bëhet fjalë për planifikimin e buxheteve komunale, në vitin 2022 vetëm shtatë komuna kanë ndarë mjete konkrete për implementim të Ligjit, përderisa, në vitin 2023, 13 komuna kanë ndarë mjete për përmbushje të obligimeve të veta.

Të dhënat për raportin në nivel lokal janë mbledhur nga ana e vëzhguesve rajonal në periudhën nga shtatori 2022 deri në shkurt 2023 përmes ndjekjes aktive të implementimit të Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore në rajonet e tyre dhe krahasuar me raportin e kaluar monitorues, me qëllim që të identifikohen segmentet me përparim më të madh në pikëpamje të implementimit të Ligjit.

Raportin monizorrues për implementim të Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politka rinore e përpunoi Këshilli nacional rinor i Maqedonisë, në partneritet me Fondacionin për zhvillim të bashkësisë lokale - Shtip, SFERA Interneshënëll dhe Youth Empowerment Platform - YEP, në kuadër të projektit "Bashkësi inkluzive për të rinj", me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. ab/

Foto: KNRM

QËNDRONI TË LIDHUR