• e martë, 24 dhjetor 2024

KME Manastir mes energjisë "kafe" dhe "të gjelbër"

KME Manastir mes energjisë

Manastir, 22 shtator 2024 (MIA) - Kombinati i Minierave dhe Energjisë KME “Manastiri” ka udhëheqësi të re, por mbetet me problemet dhe sfidat e vjetra. Në prag të sezonit të ngrohjes, theksi kryesor do të vendoset tek prodhimi i energjisë elektrike, por duke pasur parasysh se produkti final merret nga gërmimi dhe përpunimi i qymyrit, këtë vit “përplasja” mes energjisë “kafe” dhe “të gjelbëri” është e sigurt.

Rrjeti global i organizatave joqeveritare ekologjike “Benkvoç” me seli në Pragë në raportin më të ri përsëri thekson rritjen e ndotjes nga qymyri në vendet e rajonit, që vjen nga funksionimi i termocentraleve të vjetruara. Në raport, ekoaktivistët theksojnë se ndotja e ajrit me dioksid squfuri është rritur, dhe shkarkimet e pluhurit dhe oksideve të azotit janë mbi nivelin e lejuar. Ilustruar me shifra, emetimet e dioksidit të squfurit në vendet e Ballkanit Perëndimor janë 5,7 herë më të larta se niveli i lejuar, gjë që shkel drejtpërdrejt rregullat e kontrollit të ndotjes të përcaktuara nga Marrëveshja e Bashkësisë Energjetike.

Sipas një dokumenti të Benkoç, në Maqedoninë e Veriut, termocentrali i Manastirit është ndotësi më i madh i ajrit, ndërsa shkarkimet e dioksid squfurit janë 10 herë më të mëdha se limiti i lejuar, me çka drejtpërdrejt dhe me dëmtim ndikohet në shëndetin e popullatës. 

Me dokumentin janë të njoftuar edhe në SHA EMV prej ku për MIA-n informuan se mbeten të përkushtuar në zhvillimin e potencialit energjetik përmes projekteve të cilat janë pjesë e procesit të dekabornizimit, pa publikuar gjatë kësaj hollësi. 

 “Tranzicioni i gjelbër për të cilin kompania po punon me përkushtim dhe që është pjesë e Strategjisë Kombëtare të Energjisë, parashikon investime serioze në kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë. Në terma afatgjatë, efektet e pritshme do të reflektohen jo vetëm në rritjen e prodhimit të qëndrueshëm të energjisë elektrike, por edhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Në të njëjtën kohë, tranzicioni i gjelbër duhet të jetë edhe një tranzicion i drejtë, domethënë zhvillimi i qëndrueshëm i energjisë jo vetëm që do t'i vendosë burimet energjetike në kapacitet optimal, por do të krijojë edhe vende pune në sektorin e ekonomisë së gjelbër”, thonë nga SHA EMV.

Qymyri mbetet lëndë djegëse themelore për termocentralet

Sipas raportit për punën e SHA EMV për vitin 2022, nga minierat e Maqedonisë së Veriut “Suvodoll”, “Osllomej” dhe “Brod-Gneotino” janë gërmuar 5.049.885 tonë qymyr, ndërsa për shkak të nevojës nga prodhimtaria më e madhe është bërë edhe furnizim shtesë i qymyrit.

Në garën për sa më shumë qymyr, duket se Dielli mbetet në hije, gjegjësisht burimet e rinovueshme të energjisë si i vetmi udhërrëfyes dhe vizë për të punuar në kapacitetet prodhuese të sugjeruara nga eko-komuniteti ndërkombëtar. Në fund të fundit, raporti i “Bekvoç ” thekson se Maqedonia e Veriut duhet të përshpejtojë tranzicionin drejt burimeve të rinovueshme të energjisë dhe në vend të minierave të reja të qymyrit, të fokusohet në zgjidhjet teknologjike që do të ulin ndotjen.

Në jetën reale situata është ndryshe. Në Pellagoni do të vazhdojë shfrytëzimi i lëndës së parë minerale të qymyrit në lokacionin "Brod-Gneotino", për të cilin është përgatitur një studim justifikues, është përgatitur një projekt kryesor i minierave për hapjen dhe shfrytëzimin e qymyrit nga "Zhivojno", ndërsa ka edhe aktivitete për punë të detajuara gjeologjike hetimore në vendburimet e qymyrit "Dedebalci" afër Novacit dhe "Gushtericë"-Oslomej, por edhe në Mariovë. Pjesë e programit zgjedhor të partisë në pushtet është zgjatja e jetëgjatësisë së termocentraleve në KME "Manastir" përmes hapjes së minierave të reja "Zhivojnë" dhe "Mariovë", të dyja me mundësi për shfrytëzim sipërfaqësor prej rreth dy miliona tonë thëngjill në vit për të vazhduar jetën e funksionimit të KME "Manastir".

Në SHA EMV janë të vetëdijshëm se tranzicioni është i shtrenjtë, por nëse vonohet do të jetë edhe më i shtrenjtë. Shembujt për tranzicion energjetik lidhur me TEC "Osllomej" ku është ndërtuar termocentral fotovoltaik, dëshira për energji të gjelbër dhe dekarbonizim, si dhe mbjellja e përkohshme e drujve edhe më tutje janë kontribut i pamjaftueshëm në mbrojtjen e mjedisit jetësor. 

Në misionin e SHA EMV është theksuar përcaktimi për vendosje në minimum të ndikimeve të dëmshme nga kapacitetet e prodhimit ndaj mjedisit jetësor, por masat dhe përpjekjet, të paktën sipas Benkvoq, nuk japin rezultate. 

"Ne kryejmë monitorim të rregullt të objekteve tona dhe ndikimit të tyre në mjedis. Ne monitorojmë vazhdimisht sasitë e gazrave dhe grimcave të dëmshme që emetohen në ajër nga termocentralet dhe i publikojmë në mënyrë transparente", mund të lexohet në faqen e internetit të SHA EMV.

Ndërkohë në vend dhe në shtetet e rajonit vazhdon përdorimi i termocentraleve të vjetra me qymyr pasi askush nuk ka parashikuar sanksione ndaj kompanive. Në fund të fundit, raporti i Benkvoç thekson gjithashtu se Sekretariati i Bashkësisë  Energjetike ka iniciuar disa raste për shkelje të dispozitave të Marrëveshjes, por tani për tani asnjë nga impiantet e qymyrit nuk është sanksionuar dhe nuk ka plane të qarta të përditësuara dhe realiste për mbyllje të tyre ose pajtueshmëri me standardet ekologjike.

Marjan Tanushevski

Fotografitë: MIA, SHA EMV

QËNDRONI TË LIDHUR