Klopi zbulon se mund të ishte bërë trajner i reprezentacionit të Gjermanisë para KE 2024
- Jirgen Klop ka zbuluar se mund të ishte bërë trajneri kryesor i reprezentacionit të Gjermanisë para Kampionatit evropian 2024, por vendosi të qëndronte te Liverpuli.
- Post By Fami Bajrami
- 13:55, 28 qershor, 2025
Liverpul, 28 qershor 2025 (MIA) - Jirgen Klop ka zbuluar se mund të ishte bërë trajneri kryesor i reprezentacionit të Gjermanisë para Kampionatit evropian 2024, por vendosi të qëndronte te Liverpuli.
"Sezoni para atij (2022-23) nuk shkoi aq mirë për Liverpulin, ndërsa verën pas atij sezoni, Gjermania po kërkonte trajner të ri. Mund të thoja po, sepse ndoshta do të ishte më mirë të bëja diçka ndryshe. Nuk e doja këtë. Dhe vendimi nuk lidhej me punën si trajner i reprezentacionit. Nuk mund të largohesha thjesht nga Liverpuli. Kishte një ekip, kishte njerëz me të cilët kisha lidhje të fortë”, tha Klopi për të përjavshmen "Uelt am zontag.
Klop donte t’i “rregullonte” gjërat te Liverpuli me lojtarë të rinj.
"Kjo ishte e rëndësishme për mua. Ia dolëm ta bëjmë këtë. Megjithatë, vendimi për t’u larguar nga Liverpuli u mor", thotë ai.
Në janar 2024, Klopi paralajmëroi se do të largohet nga klubi në fund të atij sezoni ku Liverpuli përfundoi në vendin e tretë. Pas largimit, ekipi nënshkroi me Arne Slotin dhe fituan titullin në Premier ligë.
Që nga janari i vitit 2025, ai ka kryer detyrën e shefit global të sektorit të futbollit te Red Bull dhe për momentin nuk mendon të pranojë një punë tjetër si trajner në të ardhmen.
"Intuita ime thotë: Jo. E doja punën time, por nuk më mungon", ka nënvizuar ai.
Foto: arkivi