• e mërkurë, 03 korrik 2024

Klop: Nuk luajtëm siç u dakorduam para revanshit me Realin

Klop: Nuk luajtëm siç u dakorduam para revanshit me Realin

Liverpull, 16 mars 2023 (MIA) - Trajneri i Liverpullit, Jirgen Klop foli për humbjen nga Real madridi (0:1) mbrëmë në revanshin e të tetës së finales në Ligën e kampionëve.

"po përgatitemi ta luajmë ndeshjen në mënyrë të posaçme, por atë nuk mund ta tregonim në terren. Nuk kaluam më tutje, ne duhet ta pranojmë atë. Nëse dëshironi ta kaloni Realin, duhet të luani në mënyrë joegoiste - sot nuk ia dolëm. Kaloi ai që duhej të kalonte, dhe këtë duhet ta pranojmë. Real Madridi e kontrolloi lojën. Kjo fare nuk ishte ajo që e dëshironim. na munguan mundësitë për gol. Në lojën që e pamë, Real Madridi ishte më i fuqishëm. Ishte më i mirë në tre nga gjithsej katër gjysmëloja të luajtura", deklaroi Klop.

Në ndeshjen e parë amdrilenët fituan me 5:2, kështu që me gjithsej 6:2 arritën në çerekfinale.

Shorti për fazën e çerekfinales në kampionatin elitar në futboll do të mbahet nesër (17 mars). ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR