• e premte, 05 korrik 2024

Klop: Ne jemi në kupat evropiane, ndërsa para gjashtë javëve kjo as që shihej në horizont

Klop: Ne jemi në kupat evropiane, ndërsa para gjashtë javëve kjo as që shihej në horizont

Liverpul, 16 maj 2023 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop vlerëson se loja e Liverpulit me Lesterin (3:0) ka qenë gati ideale dhe se ekipi pothuaj se ka siguruar kualifikim në kupat evropiane për sezonin e ardhshëm.

"Kemi pasur rreth 15 minuta të kuptojmë se si ta ndërtojmë lojën. Dhe më pëlqen atë që filluam ta bëjmë pas kësaj. Kemi shënuar gola të pabesueshme. Kemi pasur pothuaj lojë perfekte. Mendoj se plasmani në top 4 është vështirë i arritshëm, duke marrë parasysh nivelin e konkurrencës. Por do të ishte për keqardhje nëse dikush prej tyre bën gabim, e ne nuk e shfrytëzojmë atë. Do të thotë ta kryejmë punën dhe të presim mundësi. Mendoj se tashmë kemi siguruar plasman në kupat evropiane, ndërsa para gjashtë javëve kjo as nuk shihej në horizont", deklaroi menaxheri i Liverpulit.

Liverpuli tani gjendet në vendin e 5-të në Premier Ligë me 65 pikë nga 36 ndeshje. Para tij janë Mançester Junajted dhe Njukasëll me 66 pikë nga 35 ndeshje, Arsenali me 81 dhe Mançester Siti me 85 pikë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR