Kllop me punë të re
- Ish menaxheri i Liverpullit, Jirgen Kllop ka një punë të re. Ai nënshkroi kontratë 3-vjeçare me agjencinë për marketing sportiv "SPORTFAJV". Gjermani do të jetë përfaqësues për shitje dhe marketing të kompanisë për Azinë dhe SHBA-në.
- Post By Fami Bajrami
- 17:40, 5 qershor, 2024

Liverpul, 5 qershor 2024 (MIA) - Ish menaxheri i Liverpullit, Jirgen Kllop ka një punë të re. Ai nënshkroi kontratë 3-vjeçare me agjencinë për marketing sportiv "SPORTFAJV". Gjermani do të jetë përfaqësues për shitje dhe marketing të kompanisë për Azinë dhe SHBA-në.
Drejtori operativ kryesor i "SPORTFAJV" - Filip Hasenbejn, nuk e ka fshehur kënaqësinë nga bashkëpunimi i ardhshëm.
Ekspertiza e agjencisë ndërkombëtare për marketing sportiv me seli në Gjermani përfshin një sërë sportesh, duke përfshirë futbollin, golfin, eSportin dhe motorsportin. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s