• e mërkurë, 21 janar 2026

Kivu: Nuk jam i shqetësuar për humbjen nga Arsenali, mendoj çka më tutje

Kivu: Nuk jam i shqetësuar për humbjen nga Arsenali, mendoj çka më tutje

Milano, 21 janar 2026 (MIA) - Trajneri i Interit, Kristian Kivu nuk është shumë i prekur nga humbja e mbrëmshme (1:3) në shtëpi ndaj Arsenalit në raundin e 7-të të Ligës së kampionëve.

"Nuk jam i shqetësuar, po mendoj për atë që duhet bërë. E dinim që ky sezon në Ligën e kampionëve do të jetë i vështirë. Shoh anët pozitive, qëndrimin e lojtarëve, përpjekjen e tyre. E dinim që Arsenali është i mirë. Ata kanë aftësi, shpejtësi, formë fizike dhe lojtarë të fortë. Kur Interi humbte duelet, ata krijonin raste. Duhet ta mbajmë mentalitetin e duhur. Çdo ndeshje e re është një sfidë e re", ka thënë Kivu pas ndeshjes në Milano.

Arsenali kryeson tabelën e Ligës së kampionëve me 21 pikë. Interi është në vendin e tetë me 12 pikë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR