Kina shpreson se "të gjitha palët e prekura" do të marrin pjesë në bisedimet paqësore për Ukrainën
- Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Guo Xhiakun deklaroi se "të gjitha palët e prekura" në luftën me Ukrainën duhet të marrin pjesë në bisedimet paqësore, duke aluduar në takimin e delegacionit amerikan dhe rus në Arabinë Saudite.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:30, 18 shkurt, 2025

Pekin, 18 shkurt 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Guo Xhiakun deklaroi se "të gjitha palët e prekura" në luftën me Ukrainën duhet të marrin pjesë në bisedimet paqësore, duke aluduar në takimin e delegacionit amerikan dhe rus në Arabinë Saudite.
Ai i përshëndeti përpjekjet për arritjen e paqes.
"Në të njëjtën kohë, shpresojmë se të gjitha palët e prekura dhe të gjitha palët e interesuara do të mund në të njëjtën kohë të marrin pjesë në bisedimet paqësore. Shpresojmë që të gjitha palët të mund të punojnë së bashku për t'i zgjidhur shkaqet themelore për krizën ukrainase, të gjejnë një arkitekturë sigurie të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme dhe të arrijnë paqe afatgjate dhe stabilitet në Evropë", tha Guo. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s