Kievi thotë se armata ruse ka ekzekutuar 268 pengje ushtarake ukrainase
- – Avokati ukrainas i Popullit Dmitro Lubinec deklaroi sot se armata ruse ka ekzekutuar 268 pengje ushtarake ukrainase me urdhër të udhëheqësisë më të lartë ushtarake të Moskës.
- Post By Fitore Curri
- 19:23, 2 korrik, 2025
Kiev, 2 korrik 2025 (MIA) – Avokati ukrainas i Popullit Dmitro Lubinec deklaroi sot se armata ruse ka ekzekutuar 268 pengje ushtarake ukrainase me urdhër të udhëheqësisë më të lartë ushtarake të Moskës.
“Sipas të dhënave tona, po vijojnë hetime për ekzekutimet e 268 ushtarëve ukrainas nga ana e ushtarëve rusë... E dimë se kjo mënyrë e veprimit me pengjet ushtarake ukrainase është kontrolluar nga nivelet më të larta. Për fat të keq, ky është realiteti të cilin e vëzhgojmë”, bëri të ditur Lubinec.
Rusia ende nuk i ka komentuar akuzat e autoriteteve ukrainase, ndërsa informacionet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Lubinec paraprakisht i dërgoi letra KB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për shkak të vrasjes brutale të një pengu ushtarak të paarmatosur ukrainas nga ana e ushtarëve rusë. Në rrjetet sociale u paraqit një video në të cilën shihet një burrë i lidhur për motoçikletë dhe si zvarritet në rrugë. Supozohet se është ekzekutimi i të burgosurit ukrainas. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s