• e enjte, 04 dhjetor 2025

Kievi: Rusia në Ukrainë ka përdorur bomba kasetore pothuajse 6.000 herë

Kievi: Rusia në Ukrainë ka përdorur bomba kasetore pothuajse 6.000 herë

Kiev, 26 qershor 2025 (MIA) - Armata ruse ka përdorur bomba kasetore pothuajse 6.000 herë në Ukrainë, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Ministria në kumtesë i referohet komunitetit ndërkombëtar të kthejë vëmendjen në "përdorimin masiv, të qëllimshëm dhe sistematik" të bombave kasetore ruse, transmeton Ukrinform.

"Organet kompetente ukrainase kanë vërejtur të paktën 5.974 fakte për përdorimin  emunicionit të tillë nga ana e Rusisë. Pushtuesit rusë regullisht kryejnë sulme me bomba raketore ndaj forcave mbrojtëse ukraianse dhe civilëve duke përdorur sistemet raketore Smerç, Grad, Uragan, Toçka-U dhe bomba dronë të pajisja me municion kasetor", citohet në kumtesë.

Përdorimi i bombave kasetore është rregulluar me Konventën për municion kasetor nga viti 2008, e cila ndalon plotësisht përdorimin, prodhimtarinë, deponimin dhe transferin e këtyre armëve. Konventa gjithashtu kërkon shkatërrimin e rezervave ekzistuese dhe ndihmën e viktimave.

Rusia, Ukraina, SHBA dhe Kina janë nënshkrues të kësaj konvente. sa/

Foto. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR