• e martë, 15 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kiev: Masat tarifore të SHBA-së janë të rënda, por të durueshme për Ukrainën

Kiev: Masat tarifore të SHBA-së janë të rënda, por të durueshme për Ukrainën

Kiev, 3 prill 2025 (MIA) - Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Julija Sviridenko, deklaroi sot se tarifat e reja të SHBA-së përbëjnë një barrë të konsiderueshme, por jo një kërcënim kritik për ekonominë ukrainase.

Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë paralajmëroi tarifa prej së paku 10 për qind për importet nga të gjitha vendet, ndërsa për mallrat nga Bashkimi Evropian tarifa do të jetë 20 për qind.

"Çfarë nënkuptojnë tarifat e reja amerikane për Ukrainën? Ato janë të rënda, por jo kritike", shkroi Sviridenko në rrjetin social Iks. 

Ajo shtoi se Ukraina vitin e kaluar ka ka eksportuar mallra me vlerë 874 milionë dollarë, ndërsa importi nga SHBA-ja ka arritur në 3.4 miliardë dollarë. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR