• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kemi më pak gjykatës, ndërsa më shumë lëndë të përfunduara, thonë nga Gjykata Penale

Kemi më pak gjykatës, ndërsa më shumë lëndë të përfunduara, thonë nga Gjykata Penale

Shkup, 21 shkurt 2023 (MIA) –  Gjykata Penale Themelore Shkup 2022 i ka zgjidhur mbi 107 mijë lëndë gjyqësore, që është numër rekord në 50 vitet e fundit, por fluksi prej rreth 110 mijë lëndë të reja rezulton me minus prej rreth dy mijë lëndë, të cilës i aferohet edhe vlerësimi "i papërditësuar" në Këshillin Gjyqësor.

Nga Gjykata Penale, në brifingun e sotëm me mediat, potencojnë se në vitin 2021 i kanë pasur 104 mijë lëndë të përfunduara dhe vlerësimin të përditësuara, ndërsa tan me më shumë lëndë të zgjidhura dhe më pak gjykatës janë vlerësuar si të papërditësuara në Raportin për punën e gjykatave në vitin 2022.

-        "Tani i kemi më pak gjykatës, ndërsa më shumë lëndë të përfunduara. Duhet të ketë 75 gjykatës, ndërsa për momentin janë 46 gjykatës", potencojnë nga Gjykata Penale.

 Lidhur me besimin e qytetarëve në gjykatat, nga Gjykata Penale, thonë se kjo mund të shihet, edhe nga aspaekti i asaj se nëse rritet numri i lëndëve, do të thotë se megjithatë qytetarët kanë besim në punën e gjykatave.

Në brifingun në Gjykatën Penale, nuk deshën të komentojnë për rang listën e fundit të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë, duke potencuar se duhet të shihet se kush prej tyre do të zgjidhet gjykatës dhe se "duhet të vlerësohet cilësia".

-

 

   Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR