Kejni e barazoi rekordin e Milerit dhe Levandovskit
- Futbollisti i Bajern Munih, Hari Kejn, u fut në listën e golashënuesve në ndeshjen e djeshme (3:1) me Borusi Menhenglanbah në xhiron e 20-të të kampionatit gjerman.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:28, 4 shkurt, 2024
Mynih, 4 shkurt 2024 (MIA) - Futbollisti i Bajern Munih, Hari Kejn, u fut në listën e golashënuesve në ndeshjen e djeshme (3:1) me Borusi Menhenglanbah në xhiron e 20-të të kampionatit gjerman.
Tani 30-vjeçari anglez ka shënuar 24 gola në 20 ndeshje në Bundesligë. Kështu, pas 20 xhirosh, e përsëriti rekordin e golave në sezonin debutues. Në sezonin 1969/70 Gerd Miler dhe në sezonin 2020/21 Robert Levandovski (2020/21) shënuan 24 gola në 20 xhirot e para.
Gjithashtu, Kejn, i cili verën e kaluar u transferua në Bajern nga Toetenhemi, barazoi rekordin e Luka Toni për golat e shënuar në një sezon debutues. Në sezonin 2007/08, pasi kaloi nga Fiorentina në Bajern, futbollisti italian shënoi 24 gola.
Bajern Munih është i dyti në tabelën e Bundesligës me 50 pikë, dy më pak se lideri Baer Leverkuzen.
Foto: EPA