• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kejn i gatshëm për derbin kundër Borusia Dortmundit

Kejn i gatshëm për derbin kundër Borusia Dortmundit

Dortmund, 29 mars 2024 (MIA) – Futbollisti i Bajernit të Munihut, Hari Kejn është gati për derbin kundër Borusia Dortmundit, deklaroi sot trajneri i kampionit aktual gjerman, Tomas Tuhel.

“Gjithçka është në rregull, ai do të luajë kundër Dortmundit”, paralajmëroi Tuheli në konferencën për shtyp.
Më 16 mars, Kejn dëmtoi kyçin e këmbës në fitoren e Bajernit kundër Darmshtadit (5:3) duke shënuar golin e tij të 31-të të sezonit.

Bajerni të shtunën do të jetë nikoqir i Borusia Dortmundit dhe do të duhet të fitojë për të mbajtur gjallë shanset për titull. Bajerni është i dyti me 60 pikë, 10 më pak se lideri Bajer Leverkuzen me tetë xhiro para përfundimit të kampionatit.

Dortmundi është i katërti në tabelë me 50 pikë.

FOTO: X

QËNDRONI TË LIDHUR