• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

KE-ja i ka dënuar "Metën" dhe "Epël" për mosrespektim të Ligjit për tregje digjitale të BE-së

KE-ja i ka dënuar

Bruksel, 23 prill 2025 (MIA) - Komisioni Evropian ka vërtetuar se kompania "Meta" e ka shkelur detyrimin e Ligjit për tregje digjitale të BE-së të BE-së (DMA) me atë që konsumatorëve nuk u ofron zgjedhje të shërbimit që përdor më pak të dhënave të tyre persona, si dhe se "Epël" nuk është pajtuar me DMA lidhur me ofertën e shërbimeve të tyre administrative.

Siç njoftoi zëdhënësi i KE-së për sovranitet teknologjik, mbrojtje, Universin dhe hulumtimin, Toma Renie, për shkak të këtij Komisioni, "Metës" i është shqiptuar gjobë prej 200 milionë eurove, ndërsa "Epël" prej 500 milionë euro.

Sipas konstatimeve të Eurokomisionit, "Meta" nuk e ka respektuar dispozitën e DMA se platformat e mëdha onlajn, të cilat kanë status të "rojtarit të portës", duhet të kërkojnë pajtueshmëri nga shfrytëzuesit për kombinim të të dhënave të tyre personale me shërbimt që i ofron. Sipas Ligjit, këto shfrytëzues, që nuk do të japin pajtueshmëri për këtë, duhet të kenë qasje deri te një alternativë më pak e personalizuar, por ekuivalente.

KE-ja ka vërtetuar se në nëntor të vitit 2023 "Meta" ka vendosur model të reklamimin "dakordohu ose paguaj", sipas të cilit shfrytëzuesit e Fejsbukut dhe Instagramit nga BE-ja kanë pasur zgjedhje ose të dakordhen për shfrytëzimin e të dhënave personale të tyre për marrje të reklamave të personalizuara ose të paguajnë pagesë mujore për shërbim pa reklama.

Komisioni ka vërtetuar se ky model nuk është në përputhje me DMA-në, pasi nuk u jep përdoruesve zgjedhjen e nevojshme specifike për të zgjedhur një shërbim që përdor më pak të dhëna personale dhe është ekuivalent me një shërbim me "reklama të personalizuar".

Pas vërejtjes së KE-së, Meta prezantoi një version të ri të këtij modeli në nëntor të vitit të kaluar, i cili, sipas kompanisë, përdor më pak të dhëna personale për të shfaqur reklama. Komisioni aktualisht po vlerëson këtë opsion të ri dhe penalizimi që ka vendosur zbatohet për periudhën deri në nëntor të vitit 2024.

Nga ana tjetër, sipas KE-së, Epël nuk e ka respektuar detyrimin sipas DMA-së për t'u lejuar krijuesve të aplikacioneve që shpërndajnë produktet e tyre përmes "EpStore" të informojnë klientët për ofertat alternative pa pagesë.

Si pjesë e vendimit të sotëm, Komisioni urdhëroi Epër që të heqë kufizimet teknike dhe komerciale dhe të përmbahet nga vazhdimi i sjelljes së papajtueshme në të ardhmen. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR