• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE: Maqedonia e Veriut mesatarisht e gatshme në pjesën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

KE: Maqedonia e Veriut mesatarisht e gatshme në pjesën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

 Shkup, 11 nëntor 2023 (MIA)  -  Maqedonia e Veriut mbetet mesatarisht e përgatitur në pjesën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, vlerëson Komisioni Evropian (KE) në Raportin e fundit për progresin e vendit.

Sipas KE-së, është arritur një përparim i caktuar në periudhën e raportimit, veçanërisht në përgatitjen e Planit të Veprimit 2021-2027 për Strategjinë Kombëtare për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe në pjesën e masave buxhetore për mbështetje në kuadër të Programit Kombëtar 2023-2027 për zhvillim të bujqësisë. 

Edhe këtë vit, vlerëson KE-ja, vendi ka një nivel të mirë përgatitjeje në pjesën e sigurisë së politikës  ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. 

Një përparim të caktuar ka edhe në peshkim dhe akuakulturë. 

 KE-ja thekson se disa rekomandime nga Raporti i vitit të kaluar nuk janë implementuar plotësisht, për këtë arsye vazhdojnë të vlejnë. Edhe këtë herë rekomandohet që Maqedonia e Veriut të sigurojë transfer të regjistrit të fermave dhe të sistemit të identifikimit të parcelave të tokës në Agjencinë Pagesore, të miratojë një kornizë legjislative për harmonizim të mëtejshëm me të drejtën e BE-së në fusha të tilla siç janë pagesat për mbështetje, organizim të tregut të përbashkët dhe shërbime këshillimore për fermat, si dhe për ta përmirësuar kapacitetin administrativ për IPARD me qëlllim të zbatimit  maksimal efektiv të Programi IPARD 3.

 Komisioni thekson se Maqedonia e Veriut e vazhdoi politikën e skemave komplekse për mbështetje të drejtpërdrejtë të fermerëve dhe në këtë kontekst rekomandon që vendi të harmonizojë masat për mbështetje kombëtare me të drejtën e e BE-së.

 KE-ja u përqeëndrua edhe në bujqësinë organike.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR