• e shtunë, 03 gusht 2024

KE: BE-ja mobilizon ndihmë shtesë për luftë kundër zjarreve në Maqedoninë e Veriut

KE: BE-ja mobilizon ndihmë shtesë për luftë kundër zjarreve në Maqedoninë e Veriut

Bruksel, 2 gusht 2024 (MIA) - Pas kërkesës së dërguar për ndihmë nga Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Suedia mobilizuan nga dy aeroplanë të flotës së BE-së të destinuar për ballafaqim me zjarret-ReskBE, ndërsa kjo ndihmë ishte plotësuar me helikopterë nga flota e stacionuar në Çeki dhe me nga një helikopter nga Sllovenia dhe Serbia, kumtoi sot Komisioni Evropian.

"Si pjesë e luftës së vazhdueshme me zjarret pyjore, menjëherë reagoi Mekanizmi për mbrojtje civile i BE-së. U jam mirënjohës vendeve anëtare që dërguan ndihmë, ky është solidaritet i BE-së në praktikë", deklaroi eurokomisari për ballafaqim me krizat", Janez Lenarçiç.

Plotësisht, në vend është sistemuar edhe një oficer për lidhje nga Qendra Koordinuese për përgjigje gjatë rasteve emergjente të BE-së me qëllim të mbështetjes së autoriteteve të Maqedonisë në koordinim të përgjigjes së zjarreve.

Përveç Maqedonisë së Veriut, javën e kaluar Mekanizmi për mbrojtje civile i BE-së ishte aktivizuar edhe për shuarjen e zjarreve pyjore në Bullgari dhe Shqipëri.

Në Bullgari janë dërguar nga dy aeroplanë nga Greqia dhe Franca, si dhe dy aeroplanë të flotës së ReskBE në Suedi, ndërsa në Shqipëri janë sistemuar dy aeroplanë të flotës së BE-së të vendosur në Itali.

"Qendra koordinuese për përgjigje gjatë rasteve emergjete të BE-së vazhdon ta monitorojë nga afër situatën, në mënyrë që ndihma shtesë të mund të vendoset menjëherë nëse është e nevojshme", shtohet në kumtesë.

Me qëllim që të ndihmojë në ballafaqimin me zjarret eventuale, Komisioni Evropian në prag të verës formon flotë të aeroplanëve dhe helikopterëve për shuarjen e zjarreve dhe angazhoi zjarrfikës të gatshëm për reagim të shpejtë", të cilët janë sistemuar në disa lokacione përreth Evropës.

Flota e zjarrfikësve të BE-së përbëhet nga 28 aeroplanë dhe katër helikopterë të vendosur në 10 vende anëtare të BE-së.

Plotësisht, 556 zjarrfikës nga 12 vende janë sistemuar në lokacione kyçe në Evropë, Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë, të cilët janë të gatshëm të reagojnë në ndihmë të njësive zjarrfikëse vendore në ballafaqimin me stuhitë e zjarrit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR