KB-ja e konfirmoi përkushtimin e saj në qëllimet globale të zhvillimit deri në vitin 2030
- Në samitin në Nju-Jork, 193 vende-anëtare të KB-së kanë miratuar deklaratë, me të cilën e vërtetojnë përkushtimin e tyre në qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm. Deklarata përfshin detyrim për financim të vendeve në zhvillim dhe mbështetje të qartë për pako stimulime për realizimin e qëllimeve nga të paktën 500 miliardë dollarë në vit.
Nju-Jork, 19 shtator 2023 (MIA) - Në samitin në Nju-Jork, 193 vende-anëtare të KB-së kanë miratuar deklaratë, me të cilën e vërtetojnë përkushtimin e tyre në qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm. Deklarata përfshin detyrim për financim të vendeve në zhvillim dhe mbështetje të qartë për pako stimulime për realizimin e qëllimeve nga të paktën 500 miliardë dollarë në vit.
Shtatëmbëdhjetë qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm, të vendosura në vitin 2015, kryesisht kanë për qëllim ta çrrënjosin urinë dhe varfërinë ekstreme deri në vitin 2030. Megjithatë, pandemia e koronavirusit, lufta në Ukrainë dhe kriza e borxheve në vendet e varfëra e kanë anuluar realizimin e tyre.
Sipas KB-së, nëse gjërat nuk ndryshojnë, 575 milonë njerëz do të vazhdojnë të jetojnë në varfëri ekstreme, ndërsa më shumë se 600 milionë do të jenë të uritur në vitin 2030. mb/
Foto: EPA