KB: Rreth 9.300 civilë të vrarë në Ukrainë prej fillimit të luftës
- Sipas të dhënave të konfirmuara të Kombeve të Bashkuara, prej fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës në vend janë vrarë rreth 9.300 civilë, ndërsa mbi 16.300 janë lënduar, lajmëroi agjencia ukrainase Ukrinform.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:58, 18 korrik, 2023
![KB: Rreth 9.300 civilë të vrarë në Ukrainë prej fillimit të luftës](https://mia.mk/images/20230718105837_big_730x400_86.webp )
Kiev, 18 korrik 2023 (MIA) - Sipas të dhënave të konfirmuara të Kombeve të Bashkuara, prej fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës në vend janë vrarë rreth 9.300 civilë, ndërsa mbi 16.300 janë lënduar, lajmëroi agjencia ukrainase Ukrinform.
"Sipas Zyres së Komisariatit të lartë për të drejta të njeriut (prej fillimit të ivazionit rus), 9.287 civilë janë vrarë, ndërsa 16.384 janë lënduar, kryesisht në granatime nga ana e forcave të armatosura ruse", deklaroi zëvendës-sekretarja e përjgithshme e KB-së për çështje politike, Rozmari Dikarlo, në mbledhje të Këshillit të Sigurimit.
Të dhënat e KB-së tregojnë se 537 nga të vdekurit dhe 1.117 nga të lënduarit janë fëmijë.
Dikarlo sqaroi se këto janë vetëm numrat e konfirmuar dhe me siguri numri real i viktimave është tejet më i madh. Ajo shtoi se Ukraina është vend me numër më të madh të fëmijëve të vrarë dhe të lënduar dhe me numër më të madh të sulmeve ndaj shkollave dhe spitaleve në vitin 2022.
Misioni i KB-së për të drejta të njeriut në Ukrainë njoftoi se në 500 ditët e fundit janë vrarë tre herë më shumë civilë se sa në luftimet në Ukrainën lindore në tetë vitet e fundit, shton Ukrinform. ab/
foto: МIА arkivi