• e enjte, 27 mars 2025

Rute: NATO do të bashkëpunojë me çdo qeveri që do të formohet në Kosovë

Rute: NATO do të bashkëpunojë me çdo qeveri që do të formohet në Kosovë

Prishtinë, 12 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, deklaroi sot se NATO do të bashkëpunojë me çdo qeveri që do të formohet në Kosovë si rezultat i zgjedhjeve parlamentare, duke shprehur shpresën se qeveria e ardhshme do të jetë stabile.

"Me sa di unë, ka rezultate paraprake, por ato përfundimtare ende nuk janë publikuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë rezultatet zyrtare. Sipas të dhënave të deritanishme duket se do të krijohet një qeveri koalicioni. Sigurisht, ne do të sigurojmë bashkëpunim me ata që do të udhëheqin vendin”, tha Rute.

Ai u uroi "sukses liderëve politikë në gjetjen e zgjidhjeve në mjedisin aktual politik, me synimin për të siguruar një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt të jetë e mundur".

Rute e bëri këtë deklaratë përpara takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, ku do të marrë pjesë për herë të parë edhe ministri i sapoemëruar amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR