• e mërkurë, 08 prill 2026

KB-ја pa marrëveshje në fuqi: Rezoluta për Ngushticën e Hormuzit ende e pasigurt

KB-ја pa marrëveshje në fuqi: Rezoluta për Ngushticën e Hormuzit ende e pasigurt

Nju Jork, 7 prill 2026 (MIA) - Këshilli i Sigurimit të KB-së do të votojë sot për rezolutë që do të mbrojë anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit, por në një formë dukshëm të zbutur pasi Kina me veto kundërshtoi autorizimin për përdorimin e forcës, thanë diplomatët.

Çmimet e naftës janë rritur që kur SHBA dhe Izraeli sulmuan Iranin në fund të shkurtit, duke shkaktuar një konflikt që ka zgjatur më shumë se pesë javë në të cilin Teherani e ka mbyllur kryesisht ngushticën, një arterie kyçe energjetike.

Përpjekjet e Bahreinit që aktualisht mban këshillin me 15 anëtarë, ka bërë presion që rezoluta të miratohet, me disa drafte që kërkojnë të tejkalojnë kundërshtimin nga Kina, Rusia dhe të tjerë. Versioni i fundit lë jashtë çdo autorizim të qartë për përdorimin e forcës.

Në vend të kësaj, teksti “inkurajon fuqimisht shtetet e interesuara në përdorimin e korridoreve detare tregtare në Ngushticën e Hormuzit që të koordinojnë përpjekjet e natyrës mbrojtëse dhe të përshtatshme për rrethanat për të kontribuar në sigurimin e sigurisë dhe mbrojtjes së lundrimit nëpër Ngushticë”.

Thuhet se kontribute të tilla mund të përfshijnë “shoqërimin e anijeve tregtare dhe komerciale” dhe teksti gjithashtu mbështet përpjekjet “për të zmbapsur tentimet për të mbyllur, ndërprerë ose ndërhyrë në lundrimin ndërkombëtar nëpër Ngushticën e Hormuzit”.

Diplomatët kanë thënë se versioni i zbutur ka më shumë gjasa për t’u miratuar, por mbetet e paqartë nëse do të kishte sukses. Miratimi kërkon të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga pesë anëtarët e përhershëm - Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA.

Bahreini i cili ka mbështetjen e shteteve të tjera arabe të Gjirit dhe Uashingtonit në përpjekjet e tij, të enjten e kaluar publikoi një draft- dokument që do të autorizonte “të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse” për të mbrojtur transportin komercial, por një votim për të u shty deri të premten dhe të shtunën.

Irani tha dje se dëshironte një fund të përhershëm të luftës dhe i rezistoi presionit për të rihapur ngushticën, ndërsa presidenti Donald Tramp paralajmëroi se vendi mund të “shkatërrohej” nëse nuk përmbushë afatin që kishte vendosur marrëveshje.

Ministri i Jashtëm kinez Vang Ji deklaroi të dielën, pas bisedimeve me homologun e tij rus, se Kina është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë në Këshillin e Sigurimit dhe të bëjë përpjekje për të qetësuar situatën në Lindjen e Mesme.

Vang tha se mënyra për të zgjidhur çështjen në ngushticë është arritja e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur. Kina është blerësi më i madh në botë i naftës që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR