• e mërkurë, 08 prill 2026

Tramp: Ditë e madhe për paqen botërore, kjo mund të jetë një “epokë e artë në Lindjen e Mesme”

Tramp: Ditë e madhe për paqen botërore, kjo mund të jetë një “epokë e artë në Lindjen e Mesme”

Uashington, 8 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se është një ditë e madhe për paqen botërore ku siç tha ai, e dëshironte edhe Irani sepse "ishte mjaftë më" dhe tha se SHBA do të ndihmojë në zhvillimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit dhe se mund të pasojë një "epokë e artë në Lindjen e Mesme".

"Do të ketë shumë veprime pozitive. Do të grumbullohen shumë para. Irani mund të fillojë procesin e rindërtimit. Ne do të dërgojmë furnizime të të gjitha llojeve dhe do të jemi afër për t'u siguruar që gjithçka të shkojë siç duhet. Jam i sigurt se ashtu do të jetë", shkroi Trampi mëngjesin e sotëm në rrjetin e tij "Truth social".

Siç shtoi, "ashtu siç po e përjetojmë në SHBA, kjo mund të jetë një epokë e artë në Lindjen e Mesme".

Disa orë më parë, Trampi tha se pas bisedimeve me udhëheqjen e Pakistanit, ka rënë dakord për armëpushim midis SHBA-së dhe Iranit për një periudhë dy javore.

Menjëherë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Tramp informoi se është arritur armëpushim dyjavor, autoritetet iraniane lëshuan një kumtesë duke konfirmuar marrëveshjen, duke thënë se marrëveshja përfshinte "kontrollin e vazhdueshëm iranian të Ngushticës së Hormuzit".

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR