Katër të lënduar gjatë sulmit në qytetin finlandez, Tampere
- Katër persona janë plagosur në një sulm në afërsi të një qendre tregtare në qytetin finlandez Tampere, kumtoi policia.
- Post By Besnik Shuki
- 20:45, 3 korrik, 2025
Tampere, 3 korrik 2025 (MIA) - Katër persona janë plagosur në një sulm në afërsi të një qendre tregtare në qytetin finlandez Tampere, kumtoi policia.
Rajoni u rrethua, por pas një kontrolli të plotë dhe arrestimit të shpejtë të të dyshuarit, bllokada policore është tërhequr.
Në këtë moment, policia nuk ka informacione rreth motiveve të sulmuesit.
Sipas gazetës finlandeze "Ilta Sanomat", i dyshuari është një person rreth 20-vjeçar.
Tampere është qytet me rreth 260.000 banorë, 180 kilometra në veri të Helsinkit. bsh/
Foto: Arkiv