• e hënë, 23 dhjetor 2024

Katër raste të reja të kollës së mirë në vend, gjithsej 22 nga fillimi i vitit

Katër raste të reja të kollës së mirë në vend, gjithsej 22 nga fillimi i vitit

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) -Katër raste të reja të kollës së mirë janë evidentuar në vend, me çka numri është rritur në gjithsej 22 nga fillimi i vitit. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zllate Memedoviq.

Komisioni ka mbajtur mbledhje dje dhe ka propozuar shpallje të epidemisë në territorin e Qytetit të Shkupit.

Në vend ka fëmijë të hospitalizuar, por edhe të rritur me pertusis, ose në gjuhën popullore kollë e mirë.

Kompetentët megjithatë thonë se tek ne gjendja është stabile dhe për dallim nga vendet tjera në rajon nuk kemi raste të vdekjes. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR