• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kasano: Murinjo ka mbaruar si trajner, ai ende e bënë atë që e bënte para 10 vitesh

Kasano: Murinjo ka mbaruar si trajner, ai ende e bënë atë që e bënte para 10 vitesh

Romë, 8 prill 2024 (MIA) - Ish futbollisti italian Antonio Kasano e ka kritikuar ashpër Zhoze Murinjon. Trajneri portugez ka mbetur i papunë pasi që në janar u shkarkua nga Roma.

"Murinjo ka mbaruar plotësisht si trajner. Ai nuk është më në gjendje të stërvisë, po bën të njëjtën gjë që bënte para 10 vjetësh. Në Romë nuk e lëshoi Paredesin dhe preferoi Boven në vend të Pelegrinit. De Rosi i ka dhënë Romës besim se ata janë një ekip i fortë dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Dëshmoi se Roma ka cilësi", deklaroi Kasano i cili në karrierën e tij ka luajtur për romakët, Real Madridin, ndërsa ka qenë edhe në kombëtaren italiane.

Pas ardhjes së De Rosit në pozicionin e trajnerit te Roma, nga mesi i tabelës skuadra u ngjit disa vende më lartë. Tani është në hap drejt pozitave që sigurojnë pjesëmarrje në Ligën e kampionëve. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR