• e premte, 05 dhjetor 2025

Kasami: Vazhdon transformimi i Tetovës, pamje të re të rrugëve në lagjen Potok

Kasami: Vazhdon transformimi i Tetovës, pamje të re të rrugëve në lagjen Potok

Tetovl, 28 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Tetovës Bilall Kasami nga lagjja Potok porositi se vazhdon transformimi i qytetit në rindërtimin e rrugëve të reja.

"Sot jemi në Rrugën e Potokut, ku bashkë me rrugën "134" dhe "Prohorpçinski" u asfaltuan tërësisht dhe sipas standardeve bashkëkohore.  Ndërtuam rrugë të re moderne në gjatësi gati një kilometër, asfaltim i rrugës diku mbi 5.000 m2. Me investim gati 200 mijë euro apo rreth 12 milionë denarë e transformuam këtë lagje pranë çerdhes së Potokut, duke i dhënë pamje evropiane", theksoi Kasami. 

 Ai tha se ka pasur mbështetje të madhe më 19 tetor dhe se Tetova dëshmoi se e vlerëson punën dhe dëshiron që ky zhvillim të vazhdojë.

 "Tetova e meriton këtë transformim. Tetova meriton rrugë moderne, shkolla, çerdhe, pishina dhe të gjitha kushtet për një qytet funksional, të pastër dhe modern. Punët e mira për Tetovën duhet të vazhdojnë edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më fuqishëm me Kapitullin e Dytë të zhvillimit", tha Kasami.

 Foto: Pres Qendra e Bilall Kasamit

 

QËNDRONI TË LIDHUR