• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kasami: Kemi biseduar me Taravarin që të jetë kandidat për president të shtetit

Kasami: Kemi biseduar me Taravarin që të jetë kandidat për president të shtetit

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbrëmë për Radio Televizionin e Kosovës ka theksuar se me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është biseduar që ai të jetë kandidat për president.

"Po, është biseduar me Taravarin që të jetë kandidat për president dhe shihet si një kandidat i përshtatshëm shqiptar në këto zgjedhje", potencoi Kasami.

Njeriu i parë i Besës ka theksuar se kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën kanë qenë pjesë e fushatave zgjedhore në disa cikle zgjedhore.

"Tani do të kemi inovacione, ku përfaqësues apo eksponentë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje të Kosovës, por edhe ata që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, do të jenë pjesë e listave zgjedhore për deputetë në listat e opozitës së bashkuar", tha Kasami. qa/

Foto: Printskrin nga video

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR