• e diel, 06 tetor 2024

Kasami: Do të fillojë të ndërtohet stacioni filtrues për ujërat e zeza për Tetovën

Kasami: Do të fillojë të ndërtohet stacioni filtrues për ujërat e zeza për Tetovën

Tetovë, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencë prë shtyp kumtoi se Sektori për financim qendror dhe kontraktim pranë Ministrisë së Financave e publikoi tenderin me të cilin do të fillojë të ndërtohet stacioni filtrues për ujërate zeza, rrjeet primar dhe sekondar i kanalizimit për qytetin dhe fshatrat në kuadër të komunës. Ai vlerësoi se ky projekt i cili është inicuar në vitin 2014 nuk ka pasur mbështetje më të madhe se paraardhësit e tij, ndërsa administrata e tij ka arritur ta lëvizë projektin.

"Udhëheqësit e kaluar të komunës, në dy mandate, përveç aplikimit dhe përgatitjes së projekteve, nuk kanë bërë asnjë hap të mëtutjeshëm në drejtim të përcjelljes së procedurave për të mbyllur me sukses këtë projekt, duke e lënë projektin para dështimit dhe duke mos dhënë asnjë llogari para qytetarëve dhe para institucioneve ndërkombëtare të cilët janë shumë rigoroz në këtë drejtim. Dua të theksoj se me ardhjen tonë në krye të komunës së Tetovës, ne menjëherë kemi iniciuar procedurat për ta vazhduar këtë projekt shumë jetik për Tetovën dhe fshatrat për rreth që në fund të zgjedhim problemin e ujërave të zeza për Tetovën dhe fshatrat e përfshira në këtë projekt", theksoi Kasami.

Ai arsyetoi se me përfaqësues të Delegacionit Evropian, të Ministrisë së Financave dhe të Ekologjisë, është kërkuar që të përfundojmë procesin e shpronësimit të pronave në pjesët ku do të kalojë kolektori. Deri te Ministria e Financave, respektivisht tek drejtoria për çështje pronësore juridike në afat rekord janë dorëzuar rreth 1400 lëndë për shpronësim.

"Këto lëndë janë punuar për vetëm disa muaj, ndërsa udhëheqësia e kaluar, për pesë vjet nuk ka arritur ta zgjedhin asnjë lëndë sepse qëllimi i tyre ka qenë për të zhvatur qytetarët e jo për të bërë diçka të mirë për Tetovën dhe banorët e fshatrave të komunës. Paramendoni, i kanë pasur në dispozicion të gjitha mekanizmat që këtë projekt evropian ta realizojnë në kohë, por kanë shikuar vetëm interesin e tyre personal dhe përfitimet e majme. Ne nuk do ndalemi vetëm me këtë projekt madhor, por do të vazhdojmë të aplikojmë në të gjitha institucionet relevante evropiane dhe ndërkombëtare që të përmirësojmë infrastrukturën në komunën e Tetovës dhe t'ju sigurojmë qytetarëve një jetë më të mirë. Dua të falënderoj qytetarët të cilët janë treguar të gatshëm që të bëjmë shpronësimin e pronave të tyre kur e kanë kuptuar se ky projekt është jetik për të gjithë ne", theksoi Kasami.

Kryetari i Komunës tha se tre muaj do të zgjasë procedura për dorëzim të dokumenteve dhe ofertave, më pas pason periudha tremujore për evaluim, pas çka do të pasojë zgjedhja e ndërmarrjeve të cialt do të punojnë. Pas zgjedhjes dhe një muaj për përgatitje ndërmarrjet do të kenë afat prej dy viteve për realizim.

Deponia e vjetër e Tetovës në afërsi të Falishtit e cila u pastrua në vitin 2019 është vendi i paraparë për stacionin filtrues për ujërat e zeza. Pastrimi i dpeonisë bëhet me financim nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë. Për ndërtim të stacionit filtrues, dy kolektorëve dhe rrjeteve të reja kanalizimi janë marrë mjete nga fondet IPA në shumë prej 30 milionë eurove. ab/

foto МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR