• e enjte, 30 janar 2025

Kasami: Disa emra të rrugëve do të mbeten, do të ndryshohen emra që nuk kanë asgjë të përbashkët me Tetovën

Kasami: Disa emra të rrugëve do të mbeten, do të ndryshohen emra që nuk kanë asgjë të përbashkët me Tetovën

Tetovë, 28 janar 2025 (MIA) - Kryetari i komunës së Tetovës, Bilal Kasami nga brifingu i sotëm së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve dhe shefat e sektorëve, iu përgjigj letrës së Lidhjes së luftëtarëve, të cilët e porositën të mos ndryshohen emrat nga e kaluara antifashiste e popullit dhe kombësisë maqedonase. Kasami tha se ajo është kohë dhe sistem i kaluar, ndërsa emrat e rrugëve do të reflektojnë sipas konform konceptit të ri demokratik. 

"Ne nuk mund të jemi peng i një kohe. Maqedonia deri në vitet e 90-ta ishte nën Jugosllavi dhe ishte një sistem komunist, një sistem monist ku kishte heronj të tjerë që ne festonim. Tani jemi në një shtet demokratik dhe kemi një koncept të ri me të cilin krijojmë institucionet dhe ndërtojmë shtetin. Ky është një koncept demokratik evropian dhe në përputhje me rethanat, sigurisht që do të reflektojë edhe në emrat e rrugëve në qytetin e Tetovës. Kjo nuk është kundër asnjë grupi etnik në qytet, është në interest të të gjitha grupeve etnike, por duhet të reflektojë realiteti, e tashmja dhe ajo që ne duam të ndërtojmë në të ardhmen", theksoi Kasami. 

Ai tha se emra të caktuar do të mbeten, ndërsa nisma ka për qëllim fillimisht regjistrimin e rrugëve, e më pas emërtimin e tyre. Është formuar një komision që do të zbatojë gjithë këtë procedurë të emërtimit të rrugëve dhe qytetarët do të mund të marrin pjesë me sugjerime. Sipas tij, ai komision përfshin përfaqësues të të gjitha grupeve këshilluese dhe ekspertë të jashtëm.

"Në atë komision ka edhe shqiptarë edhe maqedonas, edhe nga pozita edhe nga opozita. Ka edhe ekspertë të jashtëm që do të kontribuojnë në të gjithë procesin. Vetë nisma nuk do të thotë se të gjithë emrat ekzistues do të riemërohen. Po jap një shembull, nuk e di se si është identifikimi i Maqedonisë dhe Tetovës me emrin "Kaukaz". Në Tetovë është një rrugë që quhet “Kavkaska” dhe nuk e di se çfarë duam të tregojmë me atë emër të rrugës. Ka disa shembuj si ky që nuk kanë asgjë të përbashkët as me Tetovën e as me Maqedoninë e Veriut, dhe ato rrugë sigurisht do të riemërohen, por rrugët e heronjve maqedonas që janë të ngjashme me këtë kohë sigurisht që do të merren parasysh dhe nëse komisioni vendos të mbesin, do të mbesin", theksoi Kasami.

Duke pasur parasysh se disa nga rrugët në Tetovë janë riemërtuar në vitin 2007, por nuk janë pranuar nga pushteti qendror, kështu që janë në përdorim nga dy emra, Kasami thotë se kjo do të ndryshojë me ligj të ri. Sipas tij, ajo rregullore do të mundësojë përdorimin e emrave të miratuar nga komunat dhe do të ketë një regjistër qendror. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR