• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kapen dy të arratisur nga INP Idirzovë, do të kthehen në burg

Kapen dy të arratisur nga INP Idirzovë, do të kthehen në burg

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Nëpunës policorë sot në Shkup privuan nga liria dy të arratisur nga Institucioni ndëshkues-përmirësues Burgu Idrizovë, ku vuanin dënimin me burg. Nga MPB kumtojnë se personat do të kthehen në institucionin ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimeve.

"Sot rreth orës 15:45 në rr. 'Orce Nikollov' në Shkup, nëpunës policorë nga Ekipi operativ gjurmime pranë SPB Shkup dhe Sektori për punë kriminalistike pranë NJPB Gazi Babë i privuan nga liria B.O.(56) nga Gostivari dhe E.M.(29) nga f.Frangovë, Strugë. Rreth orës 14:30 ata ikën nga Institucioni ndëshkues-përmirësues Burgu Idrizpvë, ku vuanin dënimet me burg. B.O. ishte dënuar me 11 vite e 8 muaj për vepër të kryer penale sipas nenit 215 të Kodit penal, ndërkaq ka për të vuajtur edhe pesë vite, ndërsa E.M. ishte i dënuar me dënimin me burg prej nëntë viteve për vepra të kryera penale sipas nenit 215 dhe nenit 396 të Kodit penal dhe ka për të vuajtur edhe katër vite të dënimit", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Theksojnë se personat ishin hasur me automjet të udhëtarëve dhe tek ata ishin gjetir dhe konfirskuar 120.000 denarë. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR