• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kante: Rikthimi i Pogbas në kombëtaren franceze do të ishte mirë për të dhe për ekipin

Kante: Rikthimi i Pogbas në kombëtaren franceze do të ishte mirë për të dhe për ekipin

 Paris, 14 nëntor 2024 (MIA) - Mesfushori i Francës, N'Golo Kante, theksoi se do të ishte i lumtur që ta shohë Paul Pogban të kthehet në ekipin kombëtar.

"Kjo do të ishte mirë për Pogban, mirë për ekipin francez. Sot trajneri vendos, ka një gjeneratë të re. Nëse ai mund të kthehet në ekip, kjo do të ishte mirë, por trajneri do të vendosë", deklaroi Kante për "RMC Sport". 

 Më 29 shkurt të vitit 2024, Pogba u skualifikua për katër vjet për shkelje të rregullave anti-doping - një nivel i rritur i testosteronit. Në tetor, skualifikimi u reduktua në 18 muaj. Ai do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë në mars të vitit 2025.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR