• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kandidatët presidencial deri në fushsatë nuk guxojnë të shpenzojnë para nga llogaria e transaksionit, ndërkaq mund të mbajnë vet[m një ngjarje publike

Kandidatët presidencial deri në fushsatë nuk guxojnë të shpenzojnë para nga llogaria e transaksionit, ndërkaq mund të mbajnë vet[m një ngjarje publike

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Kandidaturat për president të shtetit tashmë janë konfirmuar, ndërsa në pajtim me ndryshimet e Kodit zgjedhor, nga momenti i konfirmimit të litave të kandidatëve deri në fillimin e fushatës zgjedhore më 4 prill pjesëmarrësi në fushatën zgjehdore nuk guxon të shpenzojë mjete nga llogaria e transaksionit dedikuar për fushatë zgjedhore, ndërsa pjesësmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të organizojnë nga një ngjarje publike për promovim të listave të tyre të konstatuara të kandidatëve dhe programeve zgjedhore.

Në nenin 69-a nga Kodi zgjedhor është cekur edhe se për fushatë zgjedhore konsiderohet tubim publik edhe ngjarje të tjera të organizuara nga ana e pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, cekja publike e pllakateve, video prezantime në vende publike, prezantim zgjehdor mediatik dhe në internet, distribuim i materialeve të shtypura dhe prezantim publik i kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente zgjedhore dhe programet e tyre, ndërsa në paragrafin 2 qëndron se fushata fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk guxon të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve (heshtja).

Parashtruesi i listës, përkatësisht kandidati mund të parashtrojë ankesë për mosrespektim të dispozitave të këtij neni, ndërsa Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) është i oblikguar t'i hetojë thëniet, të veprojë rreth ankesës së parashtruar dhe ta arsyetojë vendimin e vet në afat prej 72 orëve nga dita e parashtrimit të ankesës. Kundër vendimit të KSHZ-së parashtruesi i ankesës ka të drejtë padie në Gjykatën administrative në afat prej 48 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative është e oblikguar të sjellë vendim vendim në afat prej 72 orëve nga pranimi i padisë.

KSHZ të enjten në mbledhje i konfirmiu kandidaturat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 parashtruar nga Stevo Pendarovski mbështetur nga LSDM, Stevço Jakimovski mbështetur nga GROM, Maksim Dimitrievski nga partia ZNAM, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Biljana Vankovska Cvetkovska nga  E Majta, Bujar Osmani nga BDI dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE. Kandidatët Jkaimovksi dhe taravari në afat prej 48 orëve në KSHZ duhet të parashtrojnë numër të vetëm tatimor dhe llogari transaksioni.

Numri rendor i kandidatëve dhe pamja e fletëvotimit do të dihet më së voni deri më 28 mars kur duhet të mbahet shorti në KSHZ. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR