• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kandidatët për president nënshkruan Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike, përveç Stevço Jakimovskit

Kandidatët për president nënshkruan Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike, përveç Stevço Jakimovskit

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Kandidatët për president të shtetit sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nënshkruan Kodin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Stevo Pendarovski shprehu besimin se kemi mjaftueshëm memorie institucionale si shtet dhe kulturë të mjaftueshme politike në mesin e të gjithë kandidatëve për të mbajtur nivelin e debatit dhe i gjithë procesi të jetë i drejtë dhe demokratik.

Nënshkrimin e kodit Gordana Siljanovska e vlerësoi si akt ceremonial dhe iluzionizëm normativ e moral, por tregoi se do të flasë personalisht me argumente dhe program dhe do t'i respektojë të gjithë kandidatët.

Stevço Jakimovski tha se do ta respektojë Kodeksin, por nuk do ta nënshkruajë nëse KSHZ-ja nuk garanton se do të organizojë debate, duke theksuar se kandidatë të caktuar janë maksimalisht të favorizuar dhe mjetet e fushatës nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë.

Bujar Osmani tha se do të angazhohet për një fushatë pozitive, duke thënë se po bëhet më shumë një moral politik dhe një fjalë e dhënë para qytetarëve se do t'i qasen drejt këtyre zgjedhjeve të rëndësishme për vendin tonë.

Biljana Vankovska theksoi se do ta nënshkruajë Kodeksin, por nuk beson në këtë, siç tha ajo, një letër boshe dhe kërkoi që televizionet të organizojnë debate me të gjithë kandidatët për president.

Arben Taravari shprehu shpresën se këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të drejta dhe më demokratike të ndonjëherë.

Maksim Dimitrievski tha se do t'i pranojë të gjitha paraqitjet publike me të gjithë kandidatët për president dhe uroi që në këto zgjedhje të dyfishta të fitojë demokracia.

Përmbajtjen e Kodeksit e lexoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, e cila theksoi se të gjithë pjesëmarrësit do të përpiqen t'i respektojnë të gjitha ligjet, të mos përdorin gjuhën e urrejtjes dhe të zhvillohen me sukses zgjedhje të ndershme dhe demokratike. ls/


Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR