• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet 99,8 për qind nga HPV, ende bojkotohet vaksina

Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet 99,8 për qind nga HPV, ende bojkotohet vaksina

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Kanceri i qafës së mitrës 99,8 për qind shkaktohet nga virusi human papilloma (HPV). Në vend ende ka rezistencë nga ana e prindërve për vaksinim të fëmijëve të tyre kundër HPV. Të gjitha vajzat të cilat do të mbushin 19 vjet, mund ta marrin këtë vaksinë, ndërsa nga viti i ardhshëm pritet që një mundësi të tillë ta kenë edhe djemtë. 

Mjeku Goran Dimitrov, specialist gjinekolog obstetër nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstretrikës sot në takim me gazetarët tha se kufiri i paraqitjes së gjendjes para kancerit te qafa e mitrës dhe të kancerit invaziv po ulet. Një kohë të gjatë kufiri ishte  33 - 34  vjet, por, si edhe në botë, ashtu edhe te ne, ka tendencë që të ulet mosha mesatare. 

Në lidhje me atë sa është numri në nivel vjetor i grave të sëmura nga kanceri i mitrës, Dimitrov tha se në 100.000 gra, rreth 16 deri 23 gra ka pasur gjatë dhjetë viteve të kaluara. Pacientja më e re ishte e moshës 14-vjeçare. Ka pasur edhe raste në të cilat gratë asnjëherë nuk kanë bërë teste PAP dhe HPV.

Nga Komisioni për Imunizim nuk janë të kënaqur nga përqindja e imunizimit, edhe pse vendi në rajonin më të gjerë, siç ishte theksuar, ka përfshirje shumë më të mirë. 

 

Mjekja Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komisionit për Imunizim tha se vaksina përballet me një numër të madh të miteve dhe stereotipeve, të cilat nuk kanë mbështetje shkencore. 

Grozdanova informoi se për këtë është dhënë rekomandim që të zgjerohet periudha kohore e pranimit të vaksinës.

Kur bëhet fjalë për vaksinimin dhe rivaksinimin në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022, sa i përket vaksinimit primar, nuk është konstatuar mbulimi i rekomanduar mbi 95 për qind për asnjë vaksinë në nivel kombëtar. Mbulimi i regjistruar për vaksinimin parësor është nën 90 për qind për të gjitha vaksinat kundër hepatitit B, Haemophilus influenzae tip B, vaksinën DiTePer/IPV dhe MRP, si dhe vaksinimin kundër HPV, i cili regjistron mbulimin më të ulët nga të gjitha vaksinat. Mbulimi i përgjithshëm me dy doza të vaksinës kundër sëmundjeve të shkaktuara nga virusi papilloma human (HPV) në Republikë është 52,5 për qind.

Përfshirja e regjistruar nga 52,5 për qind të vitit të kaluar është më e lartë në raport me vitin 2021 - 35,5 për qind. Ajo është më e lartë nga përfshirja mesatare për periudhën pesëvjeçare, nga viti 2017 deri në vitin 2021, i cili është 47,7 për qind. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR