Kanavaro zyrtarisht trajneri i ri i Udinezes
- Ekipi italian Udineze pasditen e sotme publikoi se Fabio Kanavaro është trajneri i ri i klubit nga Udine.

Udine, 22 prill2024 (MIA) - Ekipi italian Udineze pasditen e sotme publikoi se Fabio Kanavaro është trajneri i ri i klubit nga Udine.
Udineze më herët sot publikoi se është ndarë nga ish-trajneri Gabriele Çofi, ndërsa disa orë më vonë e konfirmoi shtypin italian dhe emërimin e Kanavaros.
Klubi kumtoi se 50 vjeçari Kanavaro ka nënshkruar marrëveshje deri në fund të sezonit.
Kanavaro vjen në vendin e Gabriele Çofi, i cili u shkarkua pas humbjes të premten nga konkurrenti i drejtpërdrejtë në luftën për mbijetesë, Verona.
Udineze është e 17-ta në tabelën e Seria A me 28 pikë, po aq sa Frosinone, që është një vend më poshtë dhe në zonën e rënies.
Kanavaro, i cili në karrierën e tij futbollistike ka veshur fanellat e Juventusit dhe Real Madridit, ka qenë pa angazhim trajneri që kur u largua nga Benevento në vitin 2023. ls/
Foto: Fejsbuk