• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kallëzim penal për kontrabandim të emigrantëve për dy persona

Kallëzim penal për kontrabandim të emigrantëve për dy persona

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Në hapësirat e Sektorit për krim tejkufitar, emigracion, të huaj dhe riatdhesim Gjevgjeli dje është kryer bisedë zyrtare me A.N.(33) nga Shkupi dhe D.T.(31) nga Gjevgjelia, të dyshuar për vepër të kryer penale "kontabandim i emigrantëve", kumtuan sot ga MBP-ja.

"Rreth orës 11:10 në rrugën rajonale 1102, në drejtim Smokvicë - Përdejci, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për kontroll kufitar dhe mbikqyrje kufitare Bogorodicë  kanë vërejtur një automjet të tipit  'Audi' me targa të Gjevgjelisë dhe një automjet 'Mercedes' me targa të Shkupit, në të cilat transportonin emigrantë", ceket në kumtesë.

Automjeti "Audi" është gjetur në Gjevgjeli dhe në të janë gjetur dy personat, pas së cilës është kryer kontroll në oborrin e D.T., ku është gjetur automjeti “Mercedes” me pesë emigrantë nga Kina. Në oborrin e D.T. është gjetur edhe një automjet  Volkswagen Passat me targa të një mjeti tjetër.

Migrantët  dhe veturat janë vendosur në një qendër pranuese-transitore për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të bëhet kallëzim përkatës.

Foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR