• e premte, 05 dhjetor 2025

Kallëzim penal për dy tentime për vrasje, vjedhje të rënda dhe posedim armësh, privohet nga liria një person

Kallëzim penal për dy tentime për vrasje, vjedhje të rënda dhe posedim armësh, privohet nga liria një person

 Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) - SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër G.P. (29) nga fshati Angellc, komuna e Vasilevës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale "Tentim vrasje", tre "Vjedhje të rënda" dhe një vepër penale " Përpunimi, mbajta dhe tregtimi i palejuar i armëve të zjarrit ose lëndëve shpërthyese ".

Siç bëri të ditur MPB, në periudhën nga data 2 deri më 07 korrik të vitit 2025 në zonën e fshatit Kërklino, rrethi i Manastirit, i denoncuari ka hyrë në dy uikend shtëpiza, nuk ka marrë asgjë dhe ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa në fshatin Sërpc i Poshtëm, komuna e Mogillës, me përdorimin e forcës ka hyrë në një shtëpi dhe ka marrë një pushkë gjuetie të kalibrit 16 mm dhe dy bidona me karburant.

"Më 7 korrik të vitit 2025, gjithashtu, në zonën e fshatit Sërpc i Poshtëm, ka qëlluar me pushkë në drejtim të një 22-vjeçari dhe dy të miturve të moshës 15 dhe 16 -vjeçare, dhe më pas në hyrje të fshatit Vasharejc tentoi të qëllonte ndaj nëpunësve policorë, por nuk ia doli, për ç’shkak e qëlluan dhe e goditën në këmbë, kështu që u privua nga liria" informon Ministria e Punëve të Brendshme.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR