• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kallëzim penal kundër ish kryetarit të komunës së Llozovës dhe dy personave të tjerë

Kallëzim penal kundër ish kryetarit të komunës së Llozovës dhe dy personave të tjerë

Shkup, 18 prill 2025 (MIA)- SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër A.V. (48) nga Lozova, T.G. (51) nga Shkupi dhe L.L.(68) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Në vitin 2018, derisa ishte kryetar i komunës së Llozovës, A.V. i ka mundësuar personit juridik nga f.Studeniçan të përfitojë pasuri të kundërligjshme prej 205.800 denarë dhe për atë shumë e ka dëmtuar buxhetin e komunës së Llozovës.

"Më 01.11.2018 i denoncuari i parë A.V. ka marrë vendim për zbatimin e furnizimit publik për ndërtimin e shtegut të këmbësorëve në rrugën “Revolucioni i Tetorit” në Llozovë, e më pas për ofertues më i favorshëm është përzgjedhur personi juridik, i cili e ka caktuar të denoncuarin e dytë T.G. për udhëheqës të ndërtimit. Punimet ndërtimore u përfunduan në mars të vitit 2019, ndërsa në regjistrin ndërtimor dhe në ditarin ndërtimor janë futur të dhëna të pavërteta se janë vënë 381 metra katrorë pllaka bekatoni në vlerë prej 205.800 denarë", thonë nga policia.

Regjistri i ndërtimit dhe ditari i ndërtimit janë firmosur nga i denoncuari i dytë dhe i denocuari i tretë L.L., që ishte organ mbikëqyrës i ndërtimit. I denoncuari i parë A.V. edhe pse e ka ditur se shuma e arkëtimit nuk është e vërtetë, lejoi që të paguhen 205.800 denarë më shumë se sa është realizuar realisht.

Foto: Faqja e Fejsbukut e MPB-së

QËNDRONI TË LIDHUR