• e martë, 06 gusht 2024

Kallëzim penal dhe largim nga vendi i punës për nëpunësin policor i cili shkaktoi incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Kallëzim penal dhe largim nga vendi i punës për nëpunësin policor i cili shkaktoi incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, Prokurorisë Publike Themelore kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me autorizim policor dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ka parashtruar kallëzim penal ndaj S. S., shef i Departamentit për sigurinë personale të Kryetarit të Kuvendit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “rrezikimit të sigurisë” nga neni 144 i Kodit Penal dhe veprës penale “pengim të zyrtarit në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 382 të Kodit Penal.

"I denoncuari S.S. është dërguar në Aerpotin Ndërkombëtar të Shkupit nga ana e Kryetarit të Kuvendit me qëllim të tejkalimit të mosmarrëveshjes e cila ka ndodhur me Kryetaren e Republikës së Kosovës në lidhje me procedurat e sigurimit për kontrollimin e bagazhit dhe pajisjeve elektronike gjatë fluturimit në linjë komerciale", njoftoi sot MPB-ja.

Siç theksohet në kumtesë, më pas, së bashku me dy nëpunës policorë të tjerë të Departamentit për Siguri të Personave, ai hyri në VIP sallonin dhe duke u futur në dhomat ku nuk kishte autorizim për lëvizje dhe qëndrim, punonjësit e pranishëm të TAV-Shkup, policë të kufirit nga policia kufitare dhe të Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, ai filloi të kërcënonte për jetën e tyre, duke kërkuar që të shoqëronte presidentin me automjet deri në aeroplan.

"DKBHKSP-ja në përputhje me kompetencat dhe autorizimet e tij do të parashtrojë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj nëppunësit policorë S.S. dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës – pezullim deri në përfundimin e procedurës disiplinore, kurse ndaj nëpunësve policorë S.R. dhe N.B. do të parashtrojë Propozim për fillimin e procedurës për shkelje të urdhërit të punës dhe disiplinës për shkak të ekzekutimit të urdhërit të kundërligjshëm, kryerjes së pakujdesshme të detyrave të punës dhe dëmtimin e reputacionit të policisë", theksuan më tej nga MPB-ja. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR