• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në aeroportin e Tiranës arrestohet një person nga Kumanova i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacion nga autoritetet e Maqedonisë

Në aeroportin e Tiranës arrestohet një person nga Kumanova i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacion nga autoritetet e Maqedonisë

Tiranë, 6 gusht 2024 (MIA)- Prokuroria e Tiranës ka vendosur t’i drejtohet Maqedonisë së Veriut me një kërkesë për të dhëna ndaj shtetasit Xhengis Musliu i cili u arrestua një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, bën të ditur "Top Çanel".

I riu, siç raporton Anila Hoxha doli para gjykatës penale mbasi rezulton i dënuar në Maqedoni për akte dhune dhe i dënuar me 11 vjet burgim.

Para gjyqtarit të masave, Musliu tha se “kam aplikuar për azil politik në Belgjikë ku dhe kam shtetësi belge mbasi rrezikohem. Unë e dija që kisha një procedim, por nuk e di për çfarë. Edhe mua më ka dhunuar policia në atë kohë”, në seancën me dyer të mbyllura.

 


Por prokuroria nuk ka asnjë detaj se për çfarë është dënuar Musliu nga Gjykata Themelore e Kumanovës në vitin 2016.

Ndërkohë që teksa po hynte në Shqipëri ai doli me kartelë si person i shumë kërkuar.

Musliu nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër mbi çështjen dhe ndërkohë derisa maqedonasit të sjellin të dhëna, ai do të mbahet nën arrest me burg për llogari të ekstradimit.

Foto: Faqja e Prokurorisë së Tiranës/ MPB

QËNDRONI TË LIDHUR