Kalas: Negociata të përshpejtuara do të ishin të këqija për Ukrainën
- Ngjarjet në Siri me rrëzimin e regjimit të Bashar al Asad kanë treguar se Rusia nuk është e pamposhtur dhe ne duhet të biseodjmë për atë se si mund të sigurojmë mbështetje më të madhe për Ukrainën në zbatimin me pushtiumin rus, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kalas gjatë ardhjes në Samitin e sotëm të Bashkimit Evropian, në të cilin kanë biseduar për më shumë çështje të politikës së jashtme.

Bruksel, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Ngjarjet në Siri me rrëzimin e regjimit të Bashar al Asad kanë treguar se Rusia nuk është e pamposhtur dhe ne duhet të biseodjmë për atë se si mund të sigurojmë mbështetje më të madhe për Ukrainën në zbatimin me pushtiumin rus, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kalas gjatë ardhjes në Samitin e sotëm të Bashkimit Evropian, në të cilin kanë biseduar për më shumë çështje të politikës së jashtme.
"Çdo këmbëngulje e bisedimeve për një kohë të shkurtër, në të vërtetë do të jetë keq për Ukrainën. Të gjithë aktorët e tjerë në botë shikojnë me vëmendje se si ne përballemi me këtë dhe për këtë duhet të jemi të fuqishëm", tha Kalas.
Ajo planifikon që BE-ja të bisedojë me partnerët e saj amerikanë për mbështetjen për Ukrainën, e cila, siç tha, nuk paraqet mëshirë, por investim në sigurinë dhe për këtë shkak anëtaret e Unionit duhet të bisedojnë se si ta ndihmojnë Kievin, por edhe si vetë ta përforcojnë mbrojtjen e tyre.
Sipas saj, BE-ja, duhet ta kuptojë fuqinë e saj si forcë të madh dhe se duhet të veprojë fuqishëm që të kuptohet seriozisht në skenën globale.
"Kemi një luftë mes forcave që duan një rend botëror në të cilin pushteti do të krijojë ligjin, dhe në anën tjetër është Bashkimi Evropian me aleatët e tij, të cilët respektojnë shtetin e së drejtës dhe duan një botë të bazuar në rregulla. Ata që kanë pushtetin nuk mund të bëjnë çfarë të duan. Kjo është një luftë vërtet e vështirë dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkuar", tha Kalas.
Ajo theksoi se ne shohim aktorë si Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut që bashkëpunojnë në sigurimin e fuqisë ushtarake dhe se ne e shohim Kinën fshehurazi, duke përdorur ekonominë, duke punuar kundër Evropës, e cila nuk duhet të nënvlerësojë fuqinë e saj. "Ne jemi një forcë e madhe, vetëm nëse veprojmë bashkë", tha Kalas.
Lidhur me njoftimet e presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Donald Tramp për vendosjen e tarifave për produktet evropiane, Kalas tha se duhet të jetë e qartë se askush nuk mund të jetë fitues në një luftë tregtare.
"Nëse fillojmë luftë tregtare me SHBA-në edhe qytetarët amerikanë nuk do të kenë dobi nga kjo. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm", porositi Kalas.
Sipas saj, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të bashkohen në përballjen me praktikat jokorrekte tregtare të Kinës, sepse nëse ata fillojnë luftë të ndërsjellë, kësaj "do t'i gëzohej vetëm Pekini".
E pyetur për të ardhmen e Sirisë dhe raportin e Turqisë nsaj kurdëve sirianë, Kalas potencoi se në vend jetojnë grupe të ndryshme etnike dhe fetare, ndër të cilët janë edhe kurdët dhe në interes të të gjithë këtyre, por edhe të vendeve të rajonit, përfshirë edhe Ankaranë, është ndërtimi i një shteti satabil, në të cilin do të mbisundojë paqja dhe nuk do të ketë luftë civile.
"Është shumë e rëndësishme që ne të punojmë së bashku me partnerët rajonalë për të përcjellë këtë mesazh, si dhe për të përcjellë mesazhin se nëse ndërmerren hapa në drejtimin e duhur nga pala siriane, atëherë ne nga ana jonë do të jemi të gatshëm të ndërmarrim hapat për të rindërtuar sërish vendin", tha Kalas. mb/
Foto: skrinshot