Kalçomerkato: Juventusi në bisedime me Spaletin
- Juventusi planifikon angazhimin e trajnerit Luçiano Spaleti, bën të ditur "Kalçomerkato". Palët janë në negociata të avancuara.
- Post By Fami Bajrami
- 10:45, 28 tetor, 2025
Torino, 28 tetor 2025 (MIA) - Juventusi planifikon angazhimin e trajnerit Luçiano Spaleti, bën të ditur "Kalçomerkato". Palët janë në negociata të avancuara.
Sipas mediave italiane, 66-vjeçari thuhet ta ketë pranuar me entuziazëm ofertën. Pozicioni i tij i fundit si trajner ka qenë me reprezentacionin e Italisë, nga u shkarkua në qershor të këtij viti.
Dje, Juventusi e shkarkoi trajnerin Igor Tudor i cili ka drejtuar klubin që nga marsi i vitit 2025.
Pas tetë ndeshjeve, Juventusi ka gjithsej 12 pikë dhe është në vendin e 8-të në tabelën e Seria A.
Foto: EPA